Në përfundim të mandatit të tij zv. ambasadori amerikan David Muniz ka dhënë në mesazh me fjalë premtuese për shqiptarët.
“Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur… Asgjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma edhe më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”.
Shihni mesazhin e tij të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Fjalët shpresëdhënëse vijnë në një kohë kur në vendin tonë po aplikohet reforma e re në drejtësi dhe jemi gjithë sy e veshë tek hapja e dosjeve të njerëzve të pushtetshëm të implikuar në afera korruptive.