DASH i ka bërë një kërkesë zyrtare Senatit ku i kërkon të konfirmojë e 22 nominimet per ambasador që kane mbetur pezull.
“Zhvillimi dhe ekzekutimi i politikave tonë të Sigurimit Kombëtarvaret shumë nga që ambasadorët tanë të konfirmohen për postet e tyre kudo në botë.”
Pra DASH nënkupton se ambasadorët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe mungesa e tyre lë hapësira për sigurinë kombëtare të vendeve, por edhe të vetë SHBA. Një nga këto nominime është dhe z.Kostelancik që ka mbeteur pezull që të votohet në Senat.
Ambasadori i ri amerikan David J. Kostelancik do të jetë armiku i ri i dyshes anti-amerikane Meta-Berisha, të cilët janë bërë bashkë sot më shumë se kurrë.
Bashkë me ta janë mbledhur rreth tyre dhe të gjithë ata zyrtarë të lartë të korruptuar, nga frika e veprimit të SPAK. Berisha-Meta janë bashkë kryesisht në luftën kundër SHBA-ve, ku janë të koordinuar dhe me një strategji të qartë sulmi. Duke e ditur të dy që janë ‘non grata’ në SHBA, e filluan sulmin ndaj partnerit tonë më të madh që herët, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Luftë kjo që u intensifikua pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA.
Nga ana tjetër, Ilir Meta e ka nuhatur se do të hyjë në “listën e zezë” të SHBA njësoj si Sali Berisha. Kostelancik përmendi misionin që ka nisur Joe Biden për të çmontuar korrupsionin në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor. Sot që flasim në Shqipëri janë disa personazhe “VIP” që janë shpallur “non grata” nga SHBA-të, listë kjo që kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas Departamentit Amerikën të Shtetit dhe administratës Binden është përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë.
Herë pas here zyrtarët e SHBA, si zv/ndihmësi Gabriel Escobar, kanë apeluar që drejtësia në Shqipëri të hetojë personat e shpallur “non grata”. Por ky vendim i amerikanëve nuk ka ndikuar tek SPAK dhe veçanërisht tek Sali Berisha, për shkak se ky i fundit vijon i qetë aktivitetin politik, duke i sfiduar hapur ata.
Mirëpo, teksa autoritet shqiptare kanë “mbyllur sytë”, duke mos nisur hetime ndaj Berishës, referuar vendimit të DASH, i cili u pasua njëjtë edhe nga Britania e Madhe, Kostelancik vjen me një paralajmërim të fortë duke përmendur goditjen e non gratave dhe korrupsionit si kusht për të hyrë në BE. Shqipëria është në monitorim të rreptë nga Brukseli për integrimit, pasi janë hapur kapitujt që kanë lidhje me konsolidimin e shtetit ligjor dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë sa i takon goditjes ndaj korrupsionit dhe krimit, kusht ky kryesor nga të cilat varen negociatat.
Roli i tij do të jetë i rëndësishëm, pasi ambasadori i ri mund të ofrojnë për palën shqiptare çdo asistent dhe bashkëpunojnë ngushtësisht për shkak se vendi jonë është “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane. Kjo është një kambanë alarmin për Sali Berishën e shpallur non grata” dhe grupin e tij anti-amerikan.