Në ditët e sotme shkenca është bërë shumë e fuqishme, por… jo e plotfuqishme.
Ka disa fenomene të cilët shkencëtarët modernë nuk mund t’i shpjegojnë, e për këtë ato mbetën një mister i vërtetë për njerëzimin.
Këto janë 6 fenomene të mbledhura të cilat ende nuk kanë një shpjegim të qartë shkencor.
Zhurmat në Taos
Gjatë viteve, banorët e Taos, një qytet në Amerikën jugperëndimore, dëgjojnë tinguj të ulët të frekuencave që vijnë nga shkretëtirat, madje ato nuk ndalen asnjëherë.
Kjo zhurmë tingëllon ngjashëm me lëvizjen e automjeteve nëpër autostradë.
Gjithashtu, kjo zhurmë ka bërë që shumë herë njerëzit që e dëgjuan atë të fitojnë sëmundje të rënda mendore dhe të bëjnë vetëvrasje.
Deja vu
Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë ‘diçka e përjetuar edhe më herët”.
“Është një ndjenjë e çuditshme e cila na bën të mendojmë se kemi përjetuar tashmë një situatë të caktuar.
Deja vu është një ndjenjë që mund të na çojë në një moment të caktuar, dhe të na duket se kemi qenë edhe më parë aty.
Shkencëtarët bëjnë supozime të ndryshme në lidhje me këtë fenomen nga ndryshimet e koordinimit në kohë në trurin tonë në përsëritjen e disa skenave nga ëndrrat tona.
Por, për fat të keq, është e vështirë të shpjegohet deja vu pasi ajo nuk shkaktohet artificialisht.
Vizionet në prag të vdekjes
Njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike nganjëherë shpjegojnë një tunel me një dritë në fund, një ndjenjë të fluturimit dhe duke u takuar me të afërmit e tyre.
Ky fenomen njihet si “përvojë para vdekjes”.
Problemi kryesor është se edhe truri pothuajse ndalon punën kur edhe zemra ndalon, që do të thotë se një person i vdekur klinikisht nuk mund të ndjejë e as të përjetojë asgjë.
Ka teori që shpjegojnë jo vetëm këtë problem, por edhe problemet e çdo lloj vizioni tjetër.
Por, ajo që shkenca nuk mund ta shpjegojë është se pse pacientët mbajnë mend se çfarë ndodh me ta gjatë reanimacionit të tyre në detaje tepër të vogla.
Fantazmat
Kemi dëgjuar të gjithë që përmenden fantazmat në legjenda historike madje edhe në emisione të veçanta televizive, ku tregohen histori të vërteta dhe ku njerëzit shpeshherë përballen me fantazma.
Thuhet se ka dëshmi të njerëzve që kanë takuar fantazma, por shpeshherë edhe ne kemi parë foto dhe video të tyre, por sa e besojnë këtë?!
Shkencëtarët zbulojnë shumë fenomene paranormale duke i shpjeguar ato si histeri masive dhe çrregullime mendore.
Por, nuk ka ende teori që mund t’i shpjegojë ato, apo si njerëzit arrijnë të thonë që kanë takuar ato.
Intuitë
Shkencëtarët ende nuk arrijnë ta shpjegojnë natyrën e këtij fenomeni.
Disa shkencëtarë thonë se janë afër shpjegimit të saj por që ende nuk kanë gjetur një zgjedhje përfundimtare.
Disa thonë se është aftësi nga lindja, por, ne përveç që shfrytëzojmë shqisat tona, intuitën as që e dimë se si mund ta shfrytëzojmë.
Prandaj, ende nuk është shpjeguar cilët njerëz fitojnë intuitë, nga dhe si fitohet ajo.
Efekti i hapave qetësues të padëmshëm
Efekti i këtyre hapave është një nga pyetjet më të mëdha por pa përgjigje të shkencës mjekësore.
Është e paqartë se si me vetëm një hap të tillë një pacient mund të arrijë të shërohet dhe të qetësohet.
Nëse një njeri arrin të shërohet nga këta hapa, nga një sëmundje fatale me probleme mendore, a nuk do të thotë kjo që aftësitë e njeriut janë të pafundme?