Presidentit Reuven Rivlin është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Presidentit të Izraelit me anë të një deklarate për mediat. Shkak për vdekjen e saj sipas mediave vendase është bërë një komplikacion shëndetësor. Ajo ishte në prag të ditëlindjes së saj të 74 dhe prej që nga fillimi i marsit ndodhej në spitalin Beilinson për shkak të një transplanti në mushkëri të bërë disa kohë më parë.
“Tre muaj pas transplantimit të mushkërive, Nechama Rivlin vdiq këtë mëngjes” tha Spitali Beilinson në një deklaratë. “Me keqardhje, përpjekjet mjekësore për ta stabilizuar atë me kalimin e kohës gjatë periudhës së komplikuar të rehabilitimit nuk patën sukses” u tha më pas nga spitali.
Ndërkohë një gjest prekës ka bërë edhe Presidenti izraelit ku së bashku me foton e gruas së ndjerë shkruan: Nechama ime.
Rivlin, 73 vjeç, prej koësh vuante nga fibroza pulmonare, një gjendje në të cilën indet grumbullohen në mushkëri dhe e vështirësojnë frymëmarrjen.
Nechama Rivlin lindi në vitin 1945 në Moshav Herut në rajonin Sharon. Ajo u martua me Reuven Rivlin në vitin 1971 dhe punoi shumë vite në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, derisa u tërhoq në vitin 2007, kohë kur u zbulua edhe sëmundja e saj në mushkëri.