osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Izet Haxhia përplaset me gjyqtarët: “Jeni të udhëzuar nga Berisha”! Ja ç’ndodhi në gjyq…

Izet Haxhia përplaset me gjyqtarët: “Jeni të udhëzuar nga Berisha”! Ja ç’ndodhi në gjyq…

Seanca gjyqësore ndaj Izet Haxhisë, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, u shoqërua me tensione, pasi Gjykata nuk pranoi kërkesën e tij për lirim. Gjykata Penale e Tiranës vendosi të mos pranonte kërkesën e tij dhe kjo shkaktoi nervozizëm te Haxhia. Ai u revoltua në sallën e gjyqit, ku pasi kërkoi disa herë fjalën, u ngrit në këmbë dhe akuzoi trupën gjykuese si të kapur politikisht dhe në shërbim të Sali Berishës. Sipas Panoramës tensioni vazhdoi derisa kryesuesi i seancës vendosi të nxirrte nga salla e gjyqit Izet Haxhinë.

Ky i fundit pretendon se gjatë qëndrimit në paraburgim në Turqi, në total duhet t’i llogariten 17 vite heqje lirie, por Prokuroria nga ana tjetër argumentoi se me gjithë qëndrimin në shtetin turk nuk mund të bëhen më shumë se 4 vite. Izet Haxhia ka fituar të drejtën për t’u rigjykuar e për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e ish-deputetit, Azem Hajdari, për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg. Pas ekstradimit nga Turqia në maj të vitit të kaluar, ai kërkoi rivendosjen në afat, kërkesë që u pranua nga Shkalla e Parë. Dje, Gjykata vendosi që shqyrtimi i çështjes të fillojë më datë 6 shtator.

SEANCA
Izet Haxhia, i cili nuk ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Azem Hajdarit, kërkonte nga Gjykata të hetohej në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin me pretendimin se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik, me prova e fakte të manipuluara. Në seancën e djeshme nuk ishin të pranishëm asnjë nga familjarët e ish-deputetit Hajdari.

Në kohën kur kryesuesi i seancës lexoi vendimin, duke deklaruar se nuk pranohet kërkesë për lirimin e Haxhisë, ky i fundit kërkoi të fliste, duke ngritur disa herë dorën. “Unë kërkoj përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, sepse jeni një trupë e urdhëruar politikisht nga Sali Berisha dhe jeni në shërbim të tij”, u shpreh ai duke u ngritur në këmbë pa miratimin e Gjykatës. “Po ju paralajmëroj, nëse vazhdon t’i drejtohesh trupit gjykues, do të nxjerr përjashta”, iu drejtua kryesuesi i seancës. Në këtë kohë ndërhyn avokati, Idajet Beqiri, duke iu drejtuar klientit të tij: “Mos fol, më dëgjo mua”. Por brenda pak sekondash, kryesuesi i trupës gjykuese i drejtohet Izet Haxhisë: “Dil përjashta…”. Në këtë formë u mbyll seanca e djeshme dhe shqyrtimi i çështjes u vendos që të fillojë më datë 6 shtator.

Avokati: Nëse s’gjejmë drejtësi këtu, do shkojmë në Europë
Gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të seancës, njëri nga avokatët mbrojtës të Izet Haxhisë, u shpreh se nëse nuk gjendet drejtësi në Shqipëri, atëherë do t’u drejtohej gjykatave europiane.

“Sot ka qenë një hap që na kujton ato gjykime që janë bërë padrejtësisht më përpara ndaj të mbrojturit prej nesh. Janë të njohura mbi 17 vite paraburgim dhe për këtë nuk mund të provohet. Nga viti 2006 dhe deri në vitin 2010, 4 vjet masa e dënimit duke cituar ligjin turk i bie 1 me 3, pra 4 x 3 bëjnë 12 vjet. Dhe po t’i mbledhësh të gjitha privim lirie, bëjnë 25, pra nuk bëjnë aq. Por megjithatë, ne kemi bërë një llogaritje që bëjnë mbi 17 vjet”, u shpreh dje avokati Bashkim Nikolla. I pyetur nga gazetarët nëse do ta apelojë këtë vendim, avokati tha se Izet Haxhia është shtetas shqiptar, por njëkohësisht edhe europian. Sipas tij, nuk është e thënë që lirinë ta kërkojnë në Apel, mund ta kërkojnë edhe në Gjykatën e Lartë, por edhe diku tjetër. “Nëse nuk bëhet gjykim nga pala shqiptare, nuk do presim të bëhet një copy-paste nga vendimmarrës ende të urdhëruar”, u shpreh avokati Nikolla./Sot News/