osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Izet Haxhia i bllokuar në Apel deri sa Vettingu të përjashtojë Fatmira Hajdarin nga drejtësia

Izet Haxhia i bllokuar në Apel deri sa Vettingu të përjashtojë Fatmira Hajdarin nga drejtësia

Shkaku i bllokimit të këtij procesi është me të vërtetë banal, pasi gjyqtarët thonë se, “Jemi kolegë me Fatmira Hajdarin dhe kemi konflikt interesi me çështjen, ndaj japim dorëheqje”.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë është në proces verifikimi nga Vettingu dhe ka deklaruar një pallat në ndërtim 10 katësh, të bërë me rroga shteti, kredi 190 milionë lekë pa treguar kolateralin dhe lokalin me qera që ka i biri në “Qytetin Studenti” të “shitur” 160 mijë euro, pasi Azem Hajdari e la kothere kur u nda nga jeta, dhe nuk kanë asnjë trashëgimi në Tiranë.

Pas ngecjes në “rrjetën” e Vettingut të Fatmirës do të marrin fund dorëheqjet e kolegëve të saj në Apel.

Izet Haxhia, ish truproja e Sali Berishës kur ishte President, pas kthimit nga Turqia ku ishte në azil politik, me premtimin për të dëshmuar dhe zbardhur vrasjen e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, po has në disa pengesa aspak serioze dhe madje qesharake në hetimin e tij.

Teksa ka akuzuar Berishën si njeriun kryesor që ka vrarë Azem Hajdarin, por dhe akuza të tjera të forta në adresë të ish presidentit e ish kryeministrit shqiptar, pas rihapjes së dosjes “Hajdari”, çështja e saj ka “ngecur” në gjykatën e Apelit.

Shkaku i bllokimit të këtij procesi është me të vërtetë banal, gjyqtarët thonë: “Jemi kolegë me Fatmira Hajdarin dhe kemi konflikt interesi me çështjen, ndaj japim dorëheqje”.

Kështu kanë vepruar dhe pritet të veprojnë të gjithë gjyqtarët e gjykatës ë Apelit, të cilët kanë kolege Fatmira Hajdarin, që për ata të paktë që nuk e dinë, është bashkëshortja e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, i vrarë përpara selisë së PD, 20 vite më parë.

Dikush mund të thotë se bashkëshortja e tij duhet të ishte njeriu i parë më i interesuar për zbardhjen e vrasjes së burrit të saj Azem Hajdari, por ja që ndodh dhe kështu, duke qenë pikërisht ajo, pengesa e vetme për një rigjykim të vrasjes së liderit të Dhjetorit.

Pavarësisht ankesave të Izet Haxhisë, avokatit të tij dhe akuzave në drejtim të gjykatave, çështja ka mbetur pikërisht tek bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira.

Ndërkohë që palëve u duhet të presin rezultatin e Vettingut ku gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari është në proces dhe është thuajse e sigurtë që do të mbetet në “rrjetën” e këtij procesi, për shkak se pasuria e saj nuk justifikohet deri më tani, me të ardhurat zyrtare.
Fatmira Hajdari po i nënshtrohet Vettingut edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka deklaruar një pasuri të pazakontë ndër vite, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, bashkëshorte e Azem Hajdarit të vrarë 20 vite më parë para selisë së PD, duke e lënë “kothere” të shoqen, ka ndërtuar një pallat me 10 kate, pa leje, ku si të ardhura bazë ka pasur vetëm pagën e saj dhe një pension për ish bashkëshortin Azem Hajdari.

Këto të ardhura nuk mjaftojnë as për të mbuluar koston e jetesës në Tiranë, megjithatë, Fatmira Hajdari deklaron më 2013 se, ajo dhe djali i saj kanë lidhur një kontratë për ndërtimin e një pallati 10- katsh, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe 890 m2.

Mbetet mister se si gjyqtarja u bë me pallat në Tiranë, kur dihet se dhe për shkak të origjinës nuk ka pasur prona të trashëguara në kryeqytet, ndërsa as Azem Hajdari nuk i la asgjë trashëgim pas ndarjes nga jeta. Së paku referuar deklaratave të saj, pas vrasjes së bashkëshortit Azem.

Gjyqtarja pretendon se ka marrë një kredi prej 190 milionë lekësh, por asnjë bankë e nivelit të dytë nuk jep kredi pa vënë kolateral aq sa është kjo shumë, ndërkohë që dhe djali i saj ka pasur një lokal me qira dhe jo në pronësi tek “Qyteti Studenti”, duke hedhur poshtë pretendimin se e ka shitur atë 160 mijë euro. Lokali aty është, ta verifikojnë i kujt është.

Jeta luksoze e familjes Hajdari, nuk justifikon të ardhurat reale dhe pritet që Fatmira Hajdari të mos e kalojë procesin e Vettingut.

Për të ka disa ditë që kanë nisur verifikimet dhe në hetime janë angazhuar edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Gjatë ditëve në vijim, Fatmira Hajdari pritet të thirret në seancë dëgjimore dhe t’i komunikohet shkarkimi nga detyra.

Pikërisht në këtë moment marrin fund dhe vuajtjet e Izet Haxhisë, ku gjyqtarët e Apelit nuk do të japin më dorëheqje për konflikt interesi, pasi nuk do ta kenë më kolege Fatmira Hajdarin, duke marrë udhë gjykimi i Izet Haxhisë dhe zbardhja e vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari./Pamfleti