osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Izet Haxhia akuzon drejtpërdrejt Metën dhe Berishën: Bandat e Skraparit dhe Tropojës kanë ndërhyrë në dosjen “Hajdari”, paguan 1 mln euro për të më vrarë

Izet Haxhia akuzon drejtpërdrejt Metën dhe Berishën: Bandat e Skraparit dhe Tropojës kanë ndërhyrë në dosjen “Hajdari”, paguan 1 mln euro për të më vrarë

Izet Haxhia shpërtheu ditën e djeshme në akuza kundër politikës shqiptare, ndërsa nuk nguroi të përmendte edhe emra konkretë. Ashtu si edhe në seancat e tjera gjyqësore, edhe dje ai akuzoi shumë fort ish-kryeministrin Sali Berisha si të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, por këtë herë listës së të akuzuarve iu shtua edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Në fjalën e mbajtur përpara trupës gjykuese të kryesuar nga Besnik Hoxha, Izet Haxhia deklaroi se dosja e vrasjes së ish-deputetit të PD, Azem Hajdari pasqyron shumë qartë sesi politika ka futur duart në drejtësi dhe bashkëpunimin e klaneve kriminale. Ai i ndau në dy pjesë klanet: ai i Tropojës dhe ai i Skraparit, duke akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën dhe Ilir Metën. “Dosja e vrasjes së shekullit tregon mjaft qartë futjen e duarve të pista të politikës dhe bashkëpunimin e klaneve kriminale. Unë i ndaj në dy klane: klani kriminal i Tropojës dhe klani kriminal i Skraparit. Duke përfituar nga fjala e marrë, dua t’i drejtohemi publikisht Sali Berishës me një pyetje: Në vrasjen e 4 janarit 1998, a ka qenë i implikuar dhëndri i tij, burri i vajzës? E pyes për këtë sepse kjo ngjarje ka lidhje direkte me vrasjen e Azem Hajdarit”, u shpreh Izet Haxhia. Mirëpo në këtë moment ndërhyri gjyqtari Besnik Hoxha, i cili i kërkoi që të përqendrohet tek kërkesa dhe të mos hedhë akuza. Pas kësaj ndërhyrjeje, ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha theksoi se problemi i tij nuk qëndron tek dënimi i marrë, por tek zbardhja e të vërtetës. “Unë nuk e kam bërë kërkesën për rishqyrtim për shkak të dënimit të marrë. Nuk ka gjë, unë le të dënohem, por dua të tregoj gjithçka për njerëzit. Dua të zbardhet e vërteta. Unë dua të flas dhe të dëgjohem”, tha ai.

1 milion euro për eliminim fizik

Izet Haxhia i vijoi edhe më tej akuzat e tij ndaj radhëve të politikës, duke nënvizuar se klane mafioze janë paguar nga politikanë për ta vrarë. Ky reagim i tij erdhi pas fjalës së prokurorit Petrit Bica, i cili deklaroi se kërkesa e Izet Haxhisë duhet të rrëzohet sepse nuk vërtetohet arsyeja madhore se pse nuk ka marrë pjesë në procesin e parë gjyqësor ku është dënuar me 25 vite burg në mungesë. Sipas Haxhisë, arsyeja madhore ka qenë garancia për jetën, ndërsa nuk la pa sulmuar edhe përfaqësuesin e organit të akuzës. “Prokurori përballë është shembulli i qartë që politika i fut duart në drejtësi. Ai kërkon arsye madhore për mos-prezencën time, por ku ka arsye më të madhe sesa garancia për jetën. Edhe gjatë kohës që unë kam qenë në kërkim në Turqi klanet mafioze të Sali Berishës të paguara me 1 milion euro tentuan eliminimin tim fizik, kanë tentuar të më vrasin”, nënvizoi ish-truproja e Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Izet Haxhia shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur edhe akuzave të Berishës se ka bërë marrëveshje me drejtësinë dhe shtetin shqiptar dhe për këtë arsye u ekstradua. Edhe në këtë moment, Haxhia nuk la pa përmendur emrin e kreut të shtetit, Ilir Meta. “Më akuzojnë mua që paskam bërë marrëveshje me drejtësinë dhe shtetin shqiptar për ekstradimin. Unë nuk bëj marrëveshje më asnjë. Marrëveshje me drejtësinë bëjnë Sali Berisha dhe Ilir Meta”, deklaroi Izet Haxhia. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që emri i Metës përmendet në lidhje me këtë çështje sepse edhe gjatë seancës së parë ai u akuzua se ka qenë pjesë e grupit që në vitin 1998 në hotel “Rogner” ka planifikuar vrasjen e Izet Haxhisë. / Mimoza Ibra