Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga një attentat me armë zjarri në një lokal në zonën e Don Boskos. Si pasojë e zjarrit mbeti e vdekur banakierja e cila humbi jetën tragjikisht.
Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.
Si dhe mbëtën të plagosur; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.
Burime bëjnë me dije se e mitura që u plagos në këmbë, është mbesa e viktimës.
Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se; “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam ????????????????????”.