Presidenti Ilir Meta ka qenë tepër i ashpër me ndërkombëtarët, pasi disa prej ambasadorëve i ka cilësuar si palaço dhe të korruptuar që mbrojnë Edi Ramën.
Lidhur me këto reagime të forta të Metës, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi shprehet se vetëm një pushtetar i korruptuar i frikësohet reformës në drejtësi dhe i shpall luftë Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Brozi shprehet:
“Mirënjohje e falenderim Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE dhe ambasadorëve në Shqipëri! Vetëm ai pushtetar i korruptuar dhe që i frikësohet reformës në drejtësi i shpall luftë Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe guxon të shantazhojë në mënyrë burracake e të turpshme ndonjë ambasador a person publik të respektuar”.