Në ditët e nxehta të verës problem kryesor që kemi është ai i gjumit. Me siguri ju jeni njohur me lëvizjen e derdhjes së ujit të detit rreth qafave tona para se të hyni në det. Kjo na ndihmon të mësohemi me temperaturën e ujit.
Nga ana tjetër do të keni vërejtur që njerëzit që jetojnë në shkretëtirë mbrojnë qafat e tyre nga dielli duke e mbuluar atë me një leckë. Ka një arsye për këtë. Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së kontrollit të temperaturës së trupit. Sistemi i termostatit është afër.
Për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi. Prandaj nuk është ide e mirë të bëni stërvitje para se të flini. Nga ana tjetër, i ftohti nxit gjumin.
Sipas Dr. Frederic Saldman nëse keni vështirësi të flini, vendosni një leckë të lagur në qafë që e vendosni në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjenjë e freskisë ka shumë të ngjarë të ju ndihmojë të flini si një foshnjë.