Olga është e reja nga Italia që kishte ardhur me pushime në Shqipëri, por prej mbrëmjes së djeshme rezulton e zhdukur pa gjurmë. Alarmin e ka dhënë nëna e saj nga Italia, e cila kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e 27 vjeçares.
Arianna Lombardo Moderini Meriggi thotë se vajza e saj duhet të ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në Itali, por nuk është paraqitur në aeroport.
Që prej mbrëmjes së djeshme, nëna thotë se nuk ka pasur më kontakte me Olgën. Për këdo që mund ta ketë parë, ose mund ta shohë 27 vjeçare, ajo po qëndronte në zonën e Astirit, në Tiranën e re.
“Ndihma e kujtdo që e ka parë kohët e fundit ose e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Kushdo që ka informacion të dobishëm mund të shkruajë mesazh, të kontaktojë direkt Policinë e Tiranës dhe Ambasadën italiane në Tiranë”, shkruan nëna e Olgës.
“Une dhe bashkeshorti kerkojme ndihme nga komuniteti shqiptar, por jo vetem, ne vecanti ata qe jetojne ne zonen e Tiranes. Vajza jonë Olga ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit) dhe duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme”, vijon Arianna Lombardo Moderini Meriggi.