Torino do të pres vitin tjetër edicionin e 66 të Eurovision. Italia fitoi të drejtën për të organizuar festivalin kur grupi muzikor Maneskin i dha vendit të tyre fitoren e parë që nga viti 1990 me këngën “Zitti e Buoni” në konkursin e këtij viti në maj.
Torino do të pres vitin tjetër edicionin e 66 të Eurovision. Italia fitoi të drejtën për të organizuar festivalin, kur grupi muzikor Maneskin i dha vendit të tyre fitoren e parë që nga viti 1990 me këngën “Zitti e Buoni” në Eurovision 2021.
Finalja e Eurovision do të mbahet më 14 maj në PalaOlimpico, një nga arenat më të mëdha të Italisë. Ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen përkatësisht në datat, 10 dhe 12 maj. Torino u zgjodh për koncertin, mes 17 kandidaturave të paraqitura.
Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovision, Martin Österdahl mirëpriti zgjedhjen e Torinos.
“Torino është Qyteti Pritës i Përsosur për Konkursin e 66 -të të Këngës në Eurovision. Siç e pamë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 2006, PalaOlimpico tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle dhe ne kemi qenë shumë të impresionuar nga entuziazmi dhe angazhimi nga Qyteti i Torinos i cili do të mirëpresë mijëra tifozë”, tha Martin Österdahl.
Italia do të presë Konkursin e Këngës në Eurovision për herë të tretë, pasi ka pritur më parë në Napoli në 1965 dhe Romë në 1991. Ky do të jetë konkursi i parë i këngës në Eurovision që do të mbahet në Itali në 30 vjet.