Italia ka fituar 2-1 ndaj Belgjikës e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ndërsa asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.
Në fraksionin e dytë të lojës, Italia dominoi plotësisht dhe shënoi dy gola të shpejtë. Nicolo Barella me një supergol në stilin vollej kaloi Italinë në avantazh ndaj Belgjikës (46′). Ndërsa, Federico Chiesa fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi Domenico Berardi (65′). E tëra që bëri Belgjika, ishte goli i nderit, i realizuar nga De Ketelaere që u asisuta nga Kevin de Bruyne pas një kundëraksioni (87′).
Kështu, Italia u renditët e treta në Ligën e Kombeve, ndërsa Belgjika zë vendin e katërt. Ndërkohë, finalja mes Spanjës dhe Francës zhvillohet sonte (e diele) në orën 20:45.