osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Italia me një kryeministër mashtrues? “New York Times” nxjerr bllof Giuseepe Conte-n. Nuk është diplomuar në SHBA

Italia me një kryeministër mashtrues? “New York Times” nxjerr bllof Giuseepe Conte-n. Nuk është diplomuar në SHBA

Kandidati i propozuar për të qënë kryeministër i ardhshëm i Italisë, Giuseppe Conte, në CV-në prej 12 faqesh , të publikuar në faqen e Dhomës së Deputetëve, ndër të tjera thotë se ka thelluar studimet në Universitetin e New York-ut.

Korrespondenti italia i “New York Times”, Jason Horovitz,  përmes një shkrimi nge hipoteza se ky fakt mund të jetë një mashtrim.

“Giuseppe Conte, potencialisht lideri i ardhshëm i Italisë, ka shkruar se i ka thelluar dhe përsosur studimet e tij në NYU,  por kur kërkova më thanë se “një person me emër të tillë nuk ndodhet në asnjë nga regjistrat as si student, as si anëtar i trupës pedagogjike”, shkruan Horovitz Twitter.

Ky shkrim i cili mund të përbëjë edhe një skandal që do ta penalizonte jo pak  Giuseppe Conten, nuk ka mbetur pa rënë në sy dhe pa u komentuar edhe nga mediat Italiane që kanë bërë kërkimet e tyre.

Në CV-në zyrtare, Conte shkruan se ka kaluar çdo verë, nga vitit 2008 deri në vitin 2012, të paktën një muaj në universitetin amerikan.

Por zëdhënësi i universitetit, Michelle Tsai, e ka përgënjeshtruar këtë informacion. “Asnjë njeri me këtë emër nuk shfaqet në arkivat tona”, është shprehur ai duke shtuar se Conte mund të ketë ndjekur ndonjë program 2-ditor për të cilat shkolla nuk mban regjistra.

Deputeti Italian Michele Anzaldi, menjëherë ka ngritur dyshime duke u shprehur se:

“Nëse konfirmohet ajo që shkruan “New York Times”, do të ishim përballë një rasti të rëndë falsifikimi. Nëse Conti nuk ka bërë kurrë studime në NYU, çfarë garancish ka për pikat e tjera të CV-së së tij? Ta fillosh me një gënjeshtër nuk është mirë për dikë që sapo i është propozuar presidentit si kryeministër”

Nëse politika italiane do jetë përballë një mashtrimi nga Conte, atëherë dyshja e koalcionit që pritet të vijë në pushtet Di Maio-Salvini, mbase duhet të presin gjatë për të marrë në dorë fatet e Italisë.