Italia mundi me 11-metërsha Anglinë, me Gigio Donnarumma heroin e finales që u zgjidh vetëm pas goditjes së penalltive, ku anglezët humbën 3 të tilla.
Finalja e “Euro 2020”, Itali-Angli, shkoi në shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt nuk nxorën një fitues, me skuadrat që barazuan 1-1.
Anglia shënoi me anë të Shaw që në minutën e dytë të ndeshjes, atë që është goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit. Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma.
Italia barazoi në minutën e 67, me anë të një goli të realizuar nga Leonardo Bonucci.
Pas një krosimi nga goditja e këndit, Verrati goditi me kokë dhe topi që përfundoi në shtyllë, ngeli në zonën e vogël, ku Bonucci përfitoi për ta dërguar në rrjetë.
Italia dhe Anglia matën forcat në finalen e madhe të EURO 2020 me sfidën në stadiumin mitik të “Wembley”.
UEFA ka zbuluar edhe numrin zytar të tifozëve që ishin të pranishëm në stadium.
Duke parë që sfida do të luhet në Angli, tifozët vendas ishin rreth 58 mijë që do të mbështetë “3 Luanët” në këtë takim duke i priviuar nga e drejta e ndjekjes së elkipit të tyre tifozerin italian ku u lejuan vetëm 1/10 rreth 6619 tifozë.