Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po shijon martesën me bashkëshortin e saj, Taiki Waiti.
32-vjeçarja u martua në fund të vitit 2022, teksa së fundmi ajo po përflitet se është shtatzënë. Megjithatë, vetë këngëtarja e ka mohuar këtë gjë, teksa shprehet se mbetet mbetet pjesë e planeve të saj por jo të afërta.
“Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja.”- u shprej ajo gjatë një interviste për rvistën “People”.
Rita e përshkruan burrin e saj si “mbështetësin dhe avokatin më të madh të saj”. Ylli i pop-it shpjegoi se ajo është gjithashtu e lumtur që mbështetet tek ai edhe për procesin krijues si artiste.
“Më pëlqejnë idetë me të. Është vërtet interesante dhe e lehtë, dhe ai ka një perspektivë dhe shije vërtet të mrekullueshme. Ky album është një precedent vërtet i madh për atë që ne mund të bëjmë potencialisht.”- tha ajo.
Këngëtarja pranon se jeta e saj sentimentale u bë një burim i madh frymëzimi për të gjatë krijimit të albumit.
“Njerëzit thonë: “Shkruaj gjithçka që ndjen”, por unë nuk e kisha bërë kurrë këtë deri në këtë album.”