Në hartat që datojnë që nga vitet 1700, Ishulli Bermeja shfaqet në brigjet e gadishullit Jukatan, në një distancë më të madhe, se çdo ishull tjetër që pretendohet nga Meksika. Por një studim i Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës në vitin 2009, arriti në përfundimin se ishulli nuk ekziston – ose të paktën nuk është aty ku duhet të jetë.
Ekipi kërkimor, duke përdorur pajisje nënujore, nuk mundi ta gjente ishullin në zonën ku e tregonin hartat. Ishulli supozohet të jetë 55 milje detare më larg, sesa kufiri territorial i Meksikës në 200 milje detare. Megjithëse ishulli i humbur nuk u gjet, Elias Kardenas, kreu i Komitetit Detar në Kongresin Meksikan, planifikoi të vazhdonte kërkimet, duke shpresuar se ishulli mund të gjendej diku tjetër.
Ndoshta ai është zhdukur nga ndonjë përmbytje, tha ai. Teoricienët e konspiracionit, kishin idetë e tyre, mbi atë që ka ndodhur me Ishullin Bermeja. Ndoshta SHBA-të e kanë bombarduar atë, ose ai mund të ketë qenë viktimë e ngrohjes globale, apo e një tërmeti.
Deri kur u zhduk, Ishulli Bermeja, që mendohet të kishte një sipërfaqe 80 km katrorë, ishte pika nga e cila fillonte matja e kufirit detar të Meksikës në 200 milje detare. Aktualisht, si pikë reference merren ishujt Alakranes, çka e ka reduktuar ndjeshëm zonën ekonomike detare të Meksikës. / bota.al