Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të reja për derbin që u luajt dy ditë më parës mes Tiranës dhe Partizanit.
Ai ka treguar se në fushën e stadiumit ishin groposur 3 vazo plastike të mbushura me 35 kapsolla të mëdha dhe flakadanë, që sipas tij është një çmenduri që as ultranacionalistët serbë nuk ia rezervuan kombëtares shqiptare në tetorin e 2014-ës. Hoxha sqaron se shpërthimi i komanduar nuk ndodhi sepse u zbulua rastësisht nga Policia. Sipas tij do të kishte shumë të plagosur.
Reagimi i plotë
3 vazo plastike te mbushura me 35 kapsolla te medha dhe flakadane, te groposura afro 20 centimetra nen zhavorrin e stadiumit “Selman Stermasi” nga ana e flamurit te këndit aty ku ishin vendosur tifozet e Partizanit, te lidhura ne seri per tu aktivizuar me tel percjelles ne distance ishin me te vertete nje cmenduri qe as ultranacionalistet serbe nuk ia rezervuan kombetares shqiptare ne tetorin e 2014-es.
Per fat te mire shperthimi i komanduar nuk ndodhi, sepse teli-percjelles u zbulua rastesisht nga policia gjate nderhyrjes se saj ne stadium, kur njeri nga policet u ngaterrua me kabllin e fshehur poshte zhavorrit.
Sipas specialistëve antieksploziv te policisë, nëse shpërthimi do të realizohej, fuqia e tij do te ishte e madhe, jo vetem prej përbërjes me barut te materialeve piroteknike por edhe prej izolimit në vazot plastike që e shumefishon fuqinë dhe sidomos prej sasise se madhe te gurëve qe ndodheshin siper vazove te mbushura me kapsolla shperthyese.
Shperthimi pervec se do te shkaktonte panik ne stadiumin e mbushur plot nje ore para ndeshjes, nuk do godiste vetem tifozet e Partizanit, por edhe stafin e rojeve private, personelin e stadiumit qe ndodhej ne ate zone, gazetare dhe fotografe, stafin e KF Tirana qe ndodhej prane por edhe vet tifozet e Tiranes.
Historia dhe fanella e 100 vjecare e Tiranes, si dhe historia e fanella 73 vjecare të Partizanit, vlejnë me teper se çdo huligan apo ultras i papërgjegjshëm qe e cilëson kundërshtarin ”armik”…