Deputeti i PS-së Petro Koçi u shpreh mbrwmjen e djeshme se pavarësisht vendimit që ka marrë ghjykata për ish-ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit u tregua i gatshëm për t’u hetuar dhe pati kurajon të përballej.
Ai ka thumbuar Lulzim Bashën, duke thënë se Tahiri të paktën nuk i bëri dredhi drejtësisë, për të shpëtuar. Kujtojmë se, Lulzim Basha është akuzuar se ka marrë raport mjekësor, për të bllokuar hetimet për rrugën Durrës-Kukës, duke pretenduar se ishte 3 vite rresht me temperaturë.
“Pavarësisht se sot Gjykata ka një vendim dhe është Gjykata ajo që në fund të fundit ka të drejtën që të gjykojë mbi faktet, por nga pikëpamja politike, Tahiri që në fillim është treguar i gatshëm për të iu nënshtruar hetimit dhe e dyta ka pasur kurajën që të mos i bënte asnjë dredhi drejtësisë.
Nga ana tjetër ne e dimë shumë mirë historinë e Bashës dhe ndonjë tjetri që kanë bërë ç’është mundur për t’ia dredhur drejtësisë, me drejtësisë, me raporte me dalje jashtë shtetit tjetër”, u shpreh Koçi.