osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ishte duke ikur për në Kinë por u kthye mbrapsht, misteri për fluturimin e Lavrovit

Ishte duke ikur për në Kinë por u kthye mbrapsht, misteri për fluturimin e Lavrovit

Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov anuloi papritur vizitën në Kinë. Sergei Lavrov ishte nisur për në Pekin ditën e djeshme, por në mes të rrugëtimit avioni i tij u kthye në gjysmë të rrugës.

Kjo është raportuar nga media gjermane “Bild”. Sipas raportimit në fjalë, avioni kishte bërë 2800 kilometra kur edhe ndërroi drejtimin për t’u rikthyer përsëri në aeroportin e nisjes në Moskë. Po ashtu “Bild” ka theksuar se a nuk dëshironte Pekni të priste Lavrov, apo Putini e urdhëroi atë të kthehej?

“Pra, a është i afërt një nivel i ri përshkallëzimi nga ana e Rusisë?, apo Pekini nuk donte ta priste Lavrovin?”, shkroi Bild duke shtuar se sipas raporteve të SHBA-së, Moska i kishte kërkuar Pekinit ndihmë financiare dhe ushtarake.

Rusia dhe Kina, natyrisht, e kanë mohuar këtë lajm: një deklaratë e ministrit të Jashtëm kinez Zhao Lijian, ka komentuar me ironi atë që publikoi Bild , duke thënë se “gjëja më e mirë është të pyesni gazetën gjermane”, në përgjigje të kërkesës nga gazetarët ta konfirmojnë apo jo lajmin. Zhao Lijian tha gjithashtu, duke buzëqeshur, “nga e morën këtë informacion?”.

Edhe zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova , e ka mohuar kategorikisht këtë informacion në kanalin e saj Telegram , duke thënë se Lavrov “ka punuar vonë në Smolenka” dhe se të enjten herët në mëngjes filloi përgatitjet për negociata me homologët e Lindjes së Mesme në Moskë. .“Pyes veten nëse gazetari gjerman që ka ardhur me këtë ide do të marrë një çmim”, tha Zakharova me ironi.

Sipas medieve të huaja, në këtë ngjarje ka një të vërtetë. Dje në mëngje, pra jo brenda natës siç pretendon gazeta gjermane, një fluturim shtetëror rus në fakt u nis nga Moska dhe, sapo u ul në Novosibirsk, u kthye menjëherë.

Është një aeroplan i tipit Ilyushin Il-96-300 (numri i fluturimit RA-96019) i operuar nga Skuadron e Fluturimit Special të VKS ( Vozdushno-Kosmicheskie Sily ), forcat ajrore ruse, i cili u largua nga aeroporti Vnukovo i Moskës në orën 07:05 (UTC). ), zbarkoi në Novosibirskrreth në orën 10:58 dhe menjëherë u nis përsëri për në Moskë ku mbërriti në orën 14:42.

Pse ai fluturim shtetëror mbërriti në Novosibirsk dhe u kthye menjëherë në Moskë nuk dihet, ashtu siç nuk e dimë se kush (ose çfarë) ishte në bord. Megjithatë, fluturimi ekziston dhe në fakt është kthyer në Novosibirsk, megjithëse në një hark kohor të ndryshëm nga ajo që u tha nga “Bild”.