Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.
Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime
Ai tregoi detaje në lidhje me jetën e këngëtares në SHBA, ku zbuloi se ka jetuar për dy vite me motrën e tij dhe me ish-bashkëshortin (aktualisht) e kësaj të fundit.
Nder të tjera ai tha se mes tyre s’ka pasur probleme dhe se kanë qenë të lumtur.
Arben Simaku: Unë kam jetuar vetë, dy vite më të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin e saj.
Kanë pasur probleme në atë kohë?
Arben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur, të lumtur…