Shqipëria përmbylli në mënyrën më të keqe të mundshme Nations League, ndërsa tani kuqezinjtë duhet të fillojnë përgatitjet për kualifikueset e Europianit. Një nga temat më të diskutuara së fundmi është pankina e Përfaqësueses tonë, ku akoma ka dyshime nëse do jetë apo jo Edi Reja në stolin e Kombëtares.
Rreth kësaj çështje foli trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, në emisionin Sport News në News 24.
“Miqësorja me Arabinë Saudite- Çdo ndeshje miqësore të shërben. Nëse luan një ndeshje të mirë, trajneri të fikson si emër dhe ndoshta të thërret prap. Mendoj që ka qenë diçka shumë e mirë. Nuk është hera e parë që kuqezinjtë luajnë ndeshje të tillë.
Kombëtarja– Unë e shikoj nga jashtë. Trajneri Reja nuk ka thirrur vetëm lojtarë nga Superiorja, por edhe nga vende të tjera. Kombëtarja jonë është rritur shumë në vitet e fundit. Në Nations League ka luajtur mirë, me gabime individuale nuk kemi arritur aty ku duhet. Ne përmendim Brojën dhe Asllanin, por janë shumë të rinjë dhe na duhet të presim.
E ardhmja e Reja- Nuk mund të them nëse ai duhet të rinovojë apo jo. Trajneri Reja për pak sa nuk na çoi në Botëror. Ky është një sukses i madh. Si gjithmonë në Shqipëri, disa analistë flasin kur Shqipëria është keq. Është meritë e trajnerit Reja.
Stoli- Jam i kënaqur te U21. Këto 10 vitet e fundit është bërë punë e mirë. Kemi edhe 2 ndeshje në nëntor
Broja- Shpërthimet i ka patur që në fillim. Unë kam folur për të që në momentin e parë kur ka dalë në skenë” – Tha ai.