osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish Zv.kryeministri Pangalos: Çfarë i thashë Berishës për piramidat dhe Nanon! Meta: Më këshilloi pushime (Video)

Ish Zv.kryeministri Pangalos: Çfarë i thashë Berishës për piramidat dhe Nanon! Meta: Më këshilloi pushime (Video)

Ndër shqiptarë ai është një nga politikanët më të njohur grekë të 30 viteve të fundit, kjo edhe për shkak të rolit të tij tepër aktiv brenda të majtës së PASOK si dhe pozicioneve të larta që ka mbajtur për shumë vite në qeverinë greke ku ka pasur rolin kryesor për ngritjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i të gjitha qeverive të dala nga PASOK-u nga viti 1981 e deri më sot, Theodoros Pangalos, ka vizituar sërish Shqipërinë por këtë herë si publicist me librin e tij të përkthyer në shqip “Me Papandreun në Europë”.

Në një sallë të mbushur plotë me personalitete të politikës, diplomacisë dhe medias, ku i pranishëm ka qene dhe Presidenti Ilir Meta, diplomati i njohur grek ka rrëfyer disa episode të jetës së tij të lidhura me Shqipërinë dhe udhëheqësit e kohës kur vendi ynë ishte nën pushtetit e piramidave famëkeqe. Pangalos kujton një bisedë të zhvilluar me presidentin e kohës Sali Berisha në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

libri i pangallos

“Më është dashur të udhëtoj një herë bashkë me zotin Shehu nga Gjirokastra për në Vlorë me helikopter ku do të takohesha me presidentin e Republikës së Shqipërisë të asaj kohe që ishte zoti Berisha. Dhe kam pasur nderin të flija në vilën e Enver hoxhës madje në dhomën dhe krevatin e tij. Një dhomë katër me katër dhe më besoni kam fjetur kaq mirë. Me zotin Berisha kam biseduar gjithë atë natë dhe i thashë dy gjëra për të cilat këmbëngulja. Gjëja e parë ishin piramidat, që ju e dini jepnin para me interesa shumë të larta.
Në fillim Berisha u përpoq të shmangej duke bërë dhe shaka e duke më thënë se je dinak dhe kërkon që ato para t’u shkojnë bankave greke. Pastaj më tha që je marksist dhe unë jam liberal demokrat. Unë i thashë nuk dua të ndërhyj në treg. U detyrova në atë kohë dhe i thashë, ‘zoti president më falni nuk dua t’u jap mësime por duhet të dini që paraja është një mall i veçantë, nuk është si mallrat e tjera. Asnjë vend i botës nuk i le bankat e veta pa kontroll’”, tregon Pangalos.

Ish-zëvendës kryeministri grek me origjinë arvanitase, shprehet se ka insistuar tek Berisha për lirimin e Nanos nga burgu, madje duke i sugjeruar hartimin e një ligji të posaçëm në parlamentin e asaj kohe, por është përballur me refuzimin e hapur të Berishës, i cili vite më vonë do t’i kërkonte falje.

“Gjeja tjetër që i thashë, e ftova që të nxirrte Fatos Nanon nga burgu. Më tha që është e paligjshme. I thashë, pse është e paligjshme, ju nuk keni një kushtetutë të re keni të vjetrën ndaj bëni një ligj pasi keni shumicën në parlament ku të thotë Fatos Nano të lirohet nga burgu. U bë çfarë u bë ju e dini shumë më mirë se unë.
E takova vite më vonë në Strasburg, hëngrëm dhe drekë me të dhe ishte në nderin e tij që e pranoi duke më thënë që për dy gjërat që diskutuam atë natë në Vlorë ke pasur të drejtë, edhe Nanon duhej ta kisha nxjerrë nga burgu edhe piramidat duhej t’i kisha ndaluar”, kujton Pangalos.

Por politikani grek duket se ka këshilluar jo pak liderët shqiptar të pas viteve ‘90, ku njëri prej tyre ka qenë edhe vetë presidenti Ilir Meta.
“Vetëm pak ditë pasi unë kisha humbur në një garë në Partinë Socialiste për pozicionin numër 2, pasi kryetari ishte i dënuar politik, Tritan Shehu ishte ministër i jashtëm atëherë, më tha që zoti Pangalos të fton për një kafe. Ishte inaugurimi i Konsullatës Greke. Më tha e di që je i mërzitur shko bëj ca ditë pushime. Je shumë i ri për t’u mërzitur. Një këshillë shumë e vlefshme”, rrëfeu Presidenti Meta./BW