Andi Bejtja, dikur një nga miqtë më të afërt të Fatos Nanos, që ky i fundit e mbante si tespie në dorë, ka reaguar pas intervistës në Opinion.
Tashmë Bejtja i larguar nga shtrati i Nanos është futur në shtatin e Ilir Metës prej disa kohësh, deri sa realizoi ëndrrën e tij për ta ccuar gruan e dytë anëtare në Gjykatën Kushtetuese.
Mesa duket, Bejtja i cili mori nga Nano veset më të këqija, ka filluar të jetë edhe mosmirënjohës dhe t’i ngjasë së tepërmi Ilir Metës për nga sharlatanizmi.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Bejtja shkruan se Nano nuk duhet të merret me programin e Lulit dhe as me të Monikës, duke shtuar se ata që e ndoqën Nanon do e ndjejnë veten ushtar të opozitës.
Ndersa Ylli Dylgjeri një ushtar i faqes së zeze te ketij vendi Ilir Meta ka reaguar pas intervistës së ish kryeministrit Fatos Nano në “Opinion” mbrëmjen e djeshme.
Dylgjeri e cilëson Nanon si një intelektual i cili ka përfunduar në servil ndërsa ngre pyetjen “pse pas kaq vitesh shfaqet i dashuruar me thonjpalarin që e solli zhul nga Parisi?”
Sipas tij, për Nanon, nuk është turp darka e Nustretit krahasuar me zdërhalljen në buzuqet e Greqise. Mes të tjerash Dylgjeri shkruan se Nano kërkon që shqiptaret të përkulen para korrupsionit Rilindas dhe të qepin gojen, por në fakt ky Ylli si shume yje të fikur të LSI-së “nuk e mban dheu”, pa mbrojtur hajdutin dhe mëkatarin e 7 mëkateve të Biblës Ilir Meta.
Kurse lehsi tjeter Gjekmarkaj thekson se Nano ka inkoherencë politike në ato që thotë, kurse shton se me këtë veprim, dëshiron që të aktivizojë simpatizantët e vet.
Gjekmarkaj vlerëson se Nano ktheu qëndrimin e tij për Ramën në 360 gradë, kurse thotë se ai ishte një burrë shteti, që tashmë u zvogëlua., Basha meriton mundësinë që të qeverisë dhe se pas kësaj, veprimtaria e tij politike duhet të monitorohet.
Në fund, duke folur për situatën e koronavirusit, Gjekmarkaj nënvizoi se pandemia tashmë është në drejtim të paditur e se qeveria ka dështuar me menaxhimin.
Propaganda e këtyre idiotëve është aq e pështirë dhe vlen vetem për qorra dhe horra, që presin me sy nga qielli dhe gisht pas prapanice të kthehet shteti i krimit, droges, vrasjeve dhe vjedhjeve të pronës, enrgjisë dhe çdo pasurie kombëtare dhe qytetare. /Tellalli.al