Ilari Blazi po mundohet prej muajsh të vërtetojë se Françesko Toti ka qenë i pari që e ka tradhtuar dhe një “asist” i ka ardhur nga një deklaratë e bujshme në emisionin “Grande Fratello VIP” në Itali.
Një nga banoret e shtëpisë është edhe bukuroshja Antonela Fiordelisi, e cila u bë e famshme nëpërmjet sportit të skermës, por më pas edhe si influencer duke kaluar në plan të dytë sportin.
Gjatë një bashkëbisedimi me dy banorë të tjerë të shtëpisë, ajo lëshoi deklaratën bombë. “Më ka telefonuar Françesko Toti”, tha ajo ndërsa po u tregonte banorëve të tjerë që nëse do të bënte ndonjëherë djalë, do i vinte emrin Françesko, si ish-kapiteni i Romës.
Më pas, duke kuptuar se çdo gjë mund të kthehet në material për mediat rozë, ajo u ndal dhe tha vetëm një “nuk është e vërtetë”. Por dëmi ishte bërë dhe në Itali ka filluar “gërmimi” për të zbuluar se kur ka ndodhur kontakti mes ish-futbollistit dhe bukuroshes të cilën në të kaluarën e kanë lidhur edhe me lojtarë të tjerë si Higuain e Zaniolo.PanoramaSport