Një histori e rrallë, e pathënë më parë, por që sot merr një zë të madh në media. Lajmi më i bujshëm i ditës së sotme është se Zlatan Ibrahimovic është puthur me një tjetër mashkull në buzë.
Të paktën kështu na tregon ish-mesfushori i Ajax dhe Holandës, Andy Van der Meyde, që ka luajtur me Ibran te “harkëtarët” dhe tregon historinë unike.
Ka qenë pikërisht Van der Meyde ai që e ka puthur Ibran në buzë. Sigurisht, suedezi ka qenë në gjumë sepse nuk mund të ndodhte ndryshe.
Ish-shoku i Ibras te Ajax u shpërblye me një grusht për shprehjen e tepërt të dashurisë për Ibran.
“Kur të dy luanim me Ajax, unë gjithmonë ulesha pranë Zlatan gjatë udhëtimeve me autobus me skuadrën.
Një herë, kur ai ishte duke fjetur, unë shkova dhe e putha në buzë.
Ai u zgjua menjëherë dhe më goditi me grusht direkt”, tregon Van der Meyde.