Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper në kujtimet e tij për protestat e dhunshme që shpërthyen në mbarë Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së George Floyd, sjell ndërmend një deklaratë shokuese të presidentit Donald Trump.
Esper shkruan se kur rrugët e qyteteve u mbushën me qindra-mijëra amerikanë të revoltuar, teksa shpërtheu dhuna dhe plaçkitjet, Trump kishte sugjeruar që forcat e rendit të qëllonin mbi protestuesit.
“A nuk mund t’i qëlloni? Gjuajini në këmbë, a diçka”, shkruan Esper, siç raporton portali “Axios”.
“Ishte surreale të ulesh para në Zyrën Ovale me këtë ide të varur në dhomë dhe presidenti me fytyrë të kuqe duke u ankuar me zë të lartë për protestat e vazhdueshme në Uashington.” Lajmi i mirë është se mosrealizimi i kërkesës “nuk ishte një vendim i vështirë”, shkruan Esper. Lajmi i keq: “Më duhej të gjeja një mënyrë për të ndaluar Trump pa shkaktuar kaosin që doja të shmangia”.