1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD flet si jurist: Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD flet si jurist: Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar

Arben Ristani si jurist gjykon se masa e sigurisë “arrest në burg” po keqpërdoret nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ristani, i pyetur në një intervistë televizive, nëse ishte e drejtë burgosja e Erion Veliajt, shpjegoi se në rastin e kryebashkiakut të Tiranës mund të ishte vendosur edhe një masë më e lehtë sigurie.

“Ajo që mund ta them dhe që dua ta them është fakti se këtu është krijuar një precedent jo i mirë, jo vetëm me politikanët, por edhe me qytetarët e këtij vendi, ku masa e arrestit me burg për mua është keqpërdorur duke tejkaluar ligjin. Po ti referohemi ligjit dhe Kodit Penal, arresti në burg thotë ligji, përdoret vetëm kur në çdo rast tjetër është e paarsyeshme për t’u përdorur”, tha Ristani në një intervistë televizive.

Sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, SPAK dhe GJKKO duhet të argumentojnë shumë fort vendimin për dërgimin pas hekurave të Veliajt, por edhe të çdo qytetari të thjeshtë shqiptar ndaj të cilit vendoset masa “arrest në burg”.

“Unë nuk e njoh dosjen nga brenda dhe nuk mund ta gjykoj. Mund të them se ajo që opinioni publik ka përcjellë janë probleme shumë të mëdha e të rënda që kanë të bëjnë me inceneratorët. Mua si publik dhe politikan më bën përshtypje që një kryetar bashkie të jetë i përfshirë në këto afera dhe duhet të japë llogari për këto skandale. Por, unë gjykoj se personazhe të tillë, jo vetëm në rastin e zotit Veliaj, se nuk e di çfarë ka dosja, por ligji thotë që arresti në burg përdoret kur çdo masë tjetër nuk mund të përdoret. Pra ka elementë të tillë që nuk mund ta lëmë të lirë, se prish provat, rrezikshmëria është shumë e madhe dhe të tjera… Por duhen argumentuar të gjitha këto. Këtu bie dakord se po tejkalohen masat me arrestin me burg”, nënvizoi Ristani.