Violeta Manushi( Artiste e Popullit) lindi në 6 mars 1926 Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2007, në Tiranë. Një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema.
Aj ka patur sukses si në komedi (Ollga tek “ Zonja nga Qyteti) , (teton te “Pallati 176”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”).
Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt.
Në dramën “Orët e Kremlinit” ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.
Ka luajtur në 16 filma, që nga “Tana” e deri tek “Rrethimi i vogël” dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” . Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.