Beniada Nishani ka rrëfyer dje për herë të parë një histori të sikletshme që ka përjetuar kur ka qenë në moshën 21-vjeçare. Modelja seksi vendosi të flasë pa dorashka gjatë kohës që shijonte rrezet e diellit buzë pishinës, së bashku me Einxhel Shkirën.
Ajo zbuloi se shefi në punë e ka ngacmuar seksualisht, por së bashku me nënën e të fejuarit të saj në atë kohë, e cila ishte avokate, arritën ta denonconin dhe të fitonin gjyqin. Beniada tregoi se ngjarja ndodhi në verë, kur ajo la mënjanë modelingun për të punuar si bariste, në mënyrë që të fitonte më shumë të ardhura që i duheshin për të vazhduar studimet në universitet.
“Këto baristet marrin shumë lekë se punojnë dy-tre muaj dhe fitojnë dyfishin. Thash me modelingun do rri pushim, do punoj içik dhe do paguaj universitetin. Fillova me punu te ky lokali i madh edhe pas një jave, që bëra kontratën, filloi të më ngacmojë pronari. Po ça ngacmimesh?!
Isha 21 vjeç. Isha mërzit se rrija aty poshtë me valixhe, përditë me tren. Kisha nevojë për qetësi. Isha e fejuar. Mami i të fejuarit ishte avokate. Pronari filloi të më shkruajë ‘Beniada turni 12 me 1, do pastrojë dhomën’. Ajo ishte dhoma e vet, dhoma e gjumit.
Gjasme do rrija në dhomë, pasi të pastroja do fillonte të ngacmonte. Më tha mami i të fejuarit që bëj foto, regjistroje, bëj video. Kështu bëra dhe e denoncuam. E çuam në gjyq. Mbylli lokalin. Fitova shumë pak nga gjyqi se nuk ishte ngacmim fizik. Ishte i fejuar ky djali dhe e fejuara e vet nganjëherë vinte dhe në plazh.
Ngacmonte të gjitha gocat në plazh. Ajo ishte e vogël, po dhe ai ishte i ri, 33-34 vjeç. Ngacmimet që kam parë kanë qenë vetëm në botën normale, në modeling asnjëherë s’më ka ngacmuar dikush. Nuk shkoja vetëm te fotografi, shkoja me mamin ose me të fejuarin”,- rrëfeu Nishani.
Mbesa e Bujar Nishanit ka treguar gjatë bisedave me banorët se nuk ka qenë aspak e lehtë të krijojë një karrierë të suksesshme si modele dhe të fitojë para në Itali. Para pak ditësh ajo bëri një deklaratë të papritur në shtëpi. Bukuroshja bionde tha se për të përfituar shifrën e 100.000 eurove është në gjendje të shëtisë nudo nëpër qytetin e Tiranës.
“Çfarë do bëje për 200.000 euro?”,- e pyeti Donaldi.
“Për 200.000 euro?! Unë kam bërë gjithë ato gjëra edhe për më pak sesa kaq. Unë për 100.000 euro mund të dal nudo të shëtis nëpër Tiranë”,- u përgjigj Beniada.