Ish- kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur për kallëzimin e bërë nga ministri Ulsi Manja në SPAK për 21 janarin e 2011-tës ku mbetën të vdekur katër protestues.
E ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ në Report TV, ajo tha se cilido politikan apo kushdo tjetër që ka dijeni se urdhrin për të shtënë drejt protestuesve e ka dhënë ish kryeministri, Sali Berisha, duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori.
“Ne kemi një kallëzim që na thjotë se ka dalë një audiopërgjim. E zëmë se e marrim këtë audiopërgjim. Kushdo individ, politikan që ka dijeni që këtë urdhrin e ka dhënë Berisha të vijë të dëshmojë. Të tregojë se nga e ka marrë dijeninë, të verifikojmë edhe pjesën tjetër.
Pritshmëria e publikut është e tillë që për shkak të impaktit publik që ka dhe për shkak të atyre viktimave, duhen ndjekur këto etapa.
A kemi sot ne një individ që del dhe thotë se urdhrin e ka dhënë Basha? Askush nuk e ndalon prokurorinë të japë urdhër për thirrjen e dëshmitarëve që kanë dijeni për këtë çështje”-u shpreh Imeraj