Ish-prokurori i Krimeve të Rënda i shkarkuar nga Vettingu Eugen Beçi, ka filluar ta kryej detyrën në studion Eni Vasilit meqë i është ndaluar të jetë pjesë e strukturave të drejtësise. Ai ka komentuar pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK, duke harruar se edhe çeshtja e tij dhe i gjithë kolegëve të tij nuk është mbyllur, kur ai ka hall për çeshtjen e Xibrakës e cila është mbyllur 15 vjet përpara
Beçi shpjegoi se ky vendim i pezullimit është një hap ndërmjetës dhe jo përfundimtar, duke theksuar se prokuroria ka identifikuar një fakt penal, por ka pasur mungesë të identifikimit të saktë të faktit penal.
Ai shtoi se për këtë arsye, është marrë vendimi për pezullimin e çështjes dhe kalimin e materialeve te policia, për të mbledhur më shumë prova që mund të çojnë në identifikimin e plotë të veprës penale.
Sipas Beçit, ky është një parim i zakonshëm në procedurat hetimore nga prokuroria, thotë ky lehës, duke folur broçkulla sepse prokuroria ka deklaruar se nuk ka asnjë fakt që e lidhin vëllain e kryeministrit me intrigat e Gazit të bardhë me Xibrakën. Se ku është fakti penal vetëm ky mashtrues e di.
“Ky është një vendim pezullimi dhe nënkupton një vendim të ndërmjetem, jo përfundimtar që nënkupton se prokuroria ka një fakt penal, ka mungesën e identifikimit të saktë të faktit penal dhe ndaj vendos pezullimin e rastit dhe kalimin e materialit te policia për mbledhjen e materialit për të arritur te prova identifikuese e veprës penale. Ky është parimi i përgjithshëm”, u shpreh prokurori i paftyrë që merr guximin të dalë publikisht në media duke rrezikuar edhe një akuzë të re për shpifje.