Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ditën e sotme vetëm pak kohë para se të arrestohej nga policia vendosi ti japë fund jetës së tij me një armë zjarri. Garcia u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi tu shpëtojë plagëve të marra në kokë nga arma e zjarrit.
Vdekja e ish-presidentit të Perusë u konfrimua nga presidenti aktual i Perusë, Martin Vizcarra. Ndërkohë sipas mediave ish-presidenti, Alan Garcia akuzohet për marrje ryshfeti prej 30 milion eurosh nga një kompani ndërtuese braziliane, ‘Odebrecht’. Pavarësisht akuzave të rëndë ish-presidneti nuk i pranoi kurrë ato dhe kjo gjë çoi deri në vetvrasjen e tij.
García shërbeu si president nga 1985 deri në 1990 dhe përsëri nga 2006 deri në 2011. Ai ishte zgjedhur dy herë president dhe njihej për oratorinë e tij bindëse. Fillimisht u zgjodh si përfaqësues i zjarrtë i së majtës dhe më pas si nxitës po aq i pasionuar i investimeve të huaja dhe tregtisë së lirë.
Garcia ishte një nga nëntë personat për të cilët një gjykatës kishte urdhëruar arrestimin të mërkurën, për përfshirjen e dyshuar në një skandal ryshfetesh të dhëna nga firma Odebrecht, një kompani braziliane ndërtimi.