Ylli Manjani rrëfen përmes një postimi në rrjetet sociale se me çfarë u përball pasditen e djeshme teksa kthehej nga Palasa në Tiranë.
Manjani shigjeton qeverinë Rama për rrugët që sipas tij kanë mbetur ‘rrugëve’ dhe krijohet trafik çdo sezon veror. Natyrisht që rrugët në sezon verorë janë problem në gjithë botë.
Mirëpo ky ish ministër i hajdutërisë LSI ka harruar milionat që vodhi partia e tij në rrugë rurale dhe autostrada dhe natyrisht shikon ëndërra me rrugë mbaruar si ajo e Kombit që akoma ha miliona nga taksa paguesit prej 10 vjetësh ende pa përfunduar. Por për lehsin pa kolibe Manjani Rama i ka lënë rrugët rrugve pa dhënë një shembull të vetëm kur me dhjetra rrugë të reja po përfundojnë dhe nuk përurohen për tu shembur.
Postimi i plotë e lehsit që do helikopter se i “duhet” rrugëve të Tiranës pasi u mërzit nëpër reasortet e sivëllezërve hajdutë në Palasë:
Trafik traumatik.
*******
5 orë na zgjati udhëtimi dje nga Palasa në Tiranë. U nisëm pasdite vonë dhe përfunduam në shtëpi në mes të natës…
U shamë e u kërdisëm dje nëpër timonë me njëri-tjetrin. Por më kot, rruga nuk tërhiqte për kiamet. Në fakt dje isha pasagjer.
Nuk e di sa milionë euro të deklaruara publikisht si investime në rrugë e tunele më vinin ndërmend dje. Por pa shpresë! Vargu i gjatë i makinave nuk mbaronte në të njëjtën rrugë që ka qenë tash 100 vjet.
Na mbaruan edhe llafet. Mbaruam edhe me Metën në Stamboll e Begon në Tiranë. Mbaruam edhe me Sazanin që nga Radhima dukej i mbytur në tym. Mbaruan edhe hajgaret me komente në FB.
Rruga ishte ende e gjatë. Nata u bë e plotë. Rrugët pa drita, se nuk kemi energji… Runi, qeni jonë u bë edhe më vigjilent, megjithse i flihej.
Diku nga Peqini desh na hodhi në kanal një eskortë arrogante dhe me shpejtësi marramendës. Ishte ora 22:10. Na kishte dalë shpirti në makinë. Na kishin mbaruar llafet. Por i futëm një të sharë edhe eskortës.
Sot akoma nuk e besoj që nuk jam në makinë…
Lajmet thonin se edhe nga Durrësi e Shëngjini ishte dramë kthimi…
Por ama kush i la rrugët rrugëve?! Hë,kush?!
Saliuuuu…
Ja si motivohet njeriu për t’u ngritur nga krevati.
Javë të mbarë!