osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader dënohet me gjashtë vjet burgim për korrupsion

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader dënohet me gjashtë vjet burgim për korrupsion

Një gjykatë kroate e ka dënuar ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader me gjashtë vjet burgim, për pranimin e një ryshfeti prej disa miliona dollarësh, gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Gjykata e shpalli Sanaderin fajtor, ngase sipas aktakuzës, ai mori 10 milionë euro ryshfet nga ana e kompanisë hungareze të naftës MOL. Kompania hungareze mori nën kontroll 50 për qind të pronësisë së kompanisë kroate të gazit INA.

Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me dy vjet burgim, për dhënien e ryshfetit.

Hernadi nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, dhe kreu i gjykatës Ivan Turudic, tha se është lëshuar një urdhër-arrest i Bashkimit Evropian, si dhe i bërë thirrje Hungarisë të “veprojë në përputhje me rrethanat”.

Aktvendimet mund të apelohen. Sanader, 66 vjeç, ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe gjithashtu shërbeu si drejtues i partisë në pushtet Unioni Demokratik Kroat nga viti 2000 deri në 2009.

Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t’i paguajë 10 milionë euro qeverisë. Sanader u largua nga Kroacia më 2010 pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë.

Ky dënim u anulua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Sanader gjithashtu u dënua me 2 vjet e gjysëm burgim në vitin 2018-të për përfitime nga lufta dhe u urdhërua të shlyente rreth 570,000 dollarë në ryshfete që kishte marrë nga Hypo Bank. Ai aktualisht është në burg duke e vuajtur atë dënim.