Ish-kreu i PD në Kukës, Ibesen Elezi ka bërë një thirrje të fortë drejtuar demokratëve për largimin e Lulzim Bashës.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se rruga e vetme për rikthimin e pluralizmit në vend është nëpërmjet rezoltës, ndërsa thekson se këtë detyrë e ka opozita.
“Nesa opozita nuk ben detyren e saj, atehere fatet e ketij vendi nuk mund t’jua besojme njerezve te kapur e te shitur”-shkruan Elezi.
Ndërsa më tej, Elezi thekson se “Levizja e Djathte Antiestablishment neser do shpalle:
– 8 Dhjetorin si diten e protestes panderprere per largimin e qeverise RAMA
– Daten e protestes panderprere per largimin e Lulit nga uzurpimi i PD dhe Opozites.”.
Postimi i plotë:
DEMOKRATE !
Fjalet dhe analizat qe degjojme cdo dite s’kane me vlere.
Keta jane tallur me “FJALEN’ aq shume, sa tashme ajo para popullit nuk peshon as ne gojen e nje Profeti.
Kete detyre ne cdo vend demokratik e ka OPOZITA.
Nesa opozita nuk ben detyren e saj, atehere fatet e ketij vendi nuk mund t’jua besojme njerezve te kapur e te shitur.
DEFAKTO jemi ne nje sistem “MONOPARTIAK” NEODIKTATORIAL.
Te cohemi te rithemelojme PD dhe Opoziten e ketij vendi, te rikthejme PLURALIZMIN.
Levizja e Djathte Antiestablishment neser do shpalle:
– 8 Dhjetorin si diten e protestes panderprere per largimin e qeverise RAMA
– Daten e protestes panderprere per largimin e Lulit nga uzurpimi i PD dhe Opozites.
Levizja Antiestablishment per shpetimin e PD dhe Shqiperise.
PS: ‘Revolta eshte nje dite feste ku njerzit bashkohen per te larguar nje te keqe.’