osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish-kreu i CIA që urdhëroi vrasjen e Bin Laden, jep paralajmërim për Trump e Putin

Ish-kreu i CIA që urdhëroi vrasjen e Bin Laden, jep paralajmërim për Trump e Putin

Leon Panetta, i cili ka qenë për dy vjet drejtor i CIA-s me administratën Obama, ka dhënë së fundmi një paralajmërim të vrazhdë për Donald Trump gjatë konventës kombëtare demokrate në SHBA.

Duke folur në mbështetje të kandidaturës së Kamala Harris, Panetta u tha demokratëve për Trump se ai “i garanton diktatorëve se mund të bëjnë ç’të duan, për sa kohë mbështesin politikat e tij”.

Në fjalimin e djeshëm në konventën demokrate në Chicago, Panetta bëri një përshkrim të vrazhdë për kandidatin republikan duke thëne se nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë “ai do të braktisë aleatët tanë dhe do të lërë Amerikën të izoluar”. Ai shtoi se Trump i thotë figurave si Putin, se mund të bëjnë ç’të duan, për sa kohë ai vetë nuk preket”.

86-vjeçari që ka qenë gjithashtu sekretar i mbrojtjes në vitet 2011 deri në 2013 i kujtonte zyrtarëve për eliminimin e Bin Laden, shkruan rrjeti Express.

“Unë i pashë në sy luftëtarët dhe i nisa në betejë. Dhashë urdhrin të nisen forcat speciale me dy helikopterë 200 km thellë në Abbottabad (Pakistan) dhe para se të vinte agimi Osama Bin Laden kishte vdekur.

Para se Kamala Harris ë pranonte zyrtarisht nominimin si kandidate e partisë, Panetta tha në fjalimin e tij: “Luftëtarët kanë nevojë për një lider gjakftohtë që të mbrojë demokracinë nga tiranët e nga terroristët, prandaj kemi nevojë për Kamala Harris.”

Ai foli gjithashtu për karrierën politike të kandidates, përfshi dhe rolin e saj në komisionin e inteligjencës së Senatit të SHBA, dhe atë si zv. presidente.

Teksa vlerësonte kontaktet diplomatike të Harris’ me krerët e qeverive të huaja, ai vinte në lojë Trump: “Trump mund të braktisë aleatët tanë me qëllim të heqë dorë nga Amerika. Ne e kemi provuar dhe më parë ktë deh është akoma më e rrezikshme sot”.