osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish Kancelari Gjerman është krenar që është miku i Putinit!

Ish Kancelari Gjerman është krenar që është miku i Putinit!

Të quhesh këto kohë, mik i Putinit, është fyerje për njerëzit me empati. Por ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder është krenar. Kjo i thotë të gjitha mbi karakterin e tij, – shkruan Marcel Fürstenau.

Në Europë ka luftë. Luftë agresore e Rusisë kundër Ukrainës. Urdhrin e dha Vladimir Putini, më 24 shkurt 2022. Pak më parë kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte përpjekur më kot të ndryshonte qëndrimin e sundimtarit në Kremlin. Me vete, Putini i dha të ftuarit disa fjalë për mikun e tij më të mirë jashtë Rusisë: gjermanët duhet të jenë mirënjohës për Gerhard Schröderin. Ish-kancelari është një “ekspert i pavarur” dhe një “njeri i drejtë”.

Me lëvdata nga goja e një njeriu me gjasë kriminel lufte është mësuar lobisti i gazit me teserë socialdemokrate. Të dy këta burra kuptohen shkëlqyeshëm prej disa vitesh. Pretendimi i Schröderit se Putini është “një demokrat pa të meta” është legjendar dhe flet më vete. Dy mburravecë i pasojnë njëri-tjetrit lëvdata dhe u hedhin baltë syve të tjerëve. Shembulli i fundit: pohimet e Schröderit në intervistën për “New York Times.”

Schröder, si zëdhënësi personal i Putinit

Ai burrë, të cilit prej dekadash i pëelqen vetja në pozën e atij që të tjerët duhet ta dëgjojnë, ul zërin, kur vjen fjala për mikun e tij Putin. “Ajo që mund t’iu them është se, Putini është i interesuar ta përfundojë luftën. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Ka disa gjëra që duhen të sqarohen.” Schröder tingëllon si zëdhënësi personal i ish-agjentit rus. Dikush flet pallavra dhe përpiqet edhe të krijojë përshtypjen, se di më shumë se sa thotë. Kjo është vetëmburrje e një plakushi, që frazat e veta boshe i mban për retorikë të një burri shteti. Në një kohë që Schröderi e humbi shansin të bëhej një “Elder Statesman” si Helmut Schmidt, Richard von Weizsäcker, menjëherë pas humbjes në vitin 2005 kundër Angela Merkelit duke i shërbyer Putinit si portieri që hap derën për marrëveshjet energjitike me Gjermaninë.

Schröder mund të kthehej në shembull

Dëshira për vetinskeim ka qenë një tipar i rëndësishëm i maskilistit Schröder. Etiketat si “shoku i bosëve” ai i ka pas merituar. Politikanit të dikurshëm të majtë (Schröder ka qenë kryetar i socialistëve të rinj), i ka pëlqyer gjithmonë e i pëlqen të jetë i barabartë me bosët që peshojnë miliona. E kjo nuk është akuzë. Në fund të fundit Schröder ia doli të ngjitet në karrierë nga shtresa e thjeshtë. E parë nga kjo perspektivë ai mund të ishte edhe shembull. Por asnjëherë atij nuk i është shqitur imazhi i një arroganti që i ka hyrë vetja në qejf e që ta shton edhe ajo është vënë re, se ai gjithmonë ka pasur në qendër vetëm veten. E kush e vë veten në epiqendër, ka tendencën e mbivlerësimit.

Marshi gjerman: “një mik, një mik i mirë”

Vizitë private Putinit, pas fillimit të luftës. Me sa duket ai besonte vërtet, se do mund të bindte me sukses mikun e tij të ndalonte luftën menjëherë. Ndoshta Schröder ka ëndërruar të merrte edhe çmimin Nobel të Paqes, në rast se do kishte sukses. Por në të vërtetë ai u kthye bisht ndër shalë nga Moska në qytetin e tij, Hanover. Asnjë fjalë nuk u dëgjua për takimin e tij me nxitësin e luftës në Kremlin. Sjellja e Kremlinit të kujton gati tragjikisht një këngë marshi popullore në vitet 30 në Gjermani. “Një mik, një mik i mirë.” Kjo këngë në vargun e dytë vazhdon: “Një mik mbetet gjithmonë një mik, edhe nëse bota përmbyset.” Kaq larg nuk kanë shkuar punët. Por trupat e Vladimir Putinit që nga 24 shkurti 2022 kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Ukrainës dhe kanë vrarë mijëra vetë. E për Gerhard Schröderin kjo nuk është aspak arsye për të hequr dorë nga miqësia me Putinin./DW