Ish- i përndjekuri politik në kohën e regjimit komunist, Kujtim Çekani, i ka drejtuar një mesazh të fortë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Ai thotë se është koha që Basha të largohet nga drejtimi i PD, pasi e ka katandisur këtë parti më keq se kurrë dhe sot, nuk ka mbështetjen e askujt.
Reagimi i Çekanit
Ik Lul që të ikë Rama.
Lul Basha duhet të japi dorëheqjen..
Pushteti merret duke bere opozite.
Opozita dhe PD behet me njerez te afte, jo me çuna sigurimsash e ish- prokuroresh.
I pata bere thirrje..
Lul hape PD.. Po nuk i lirove vendin tend qe e more falas , vëre Tomor Alizotin sekretar te Pergjithshem te PD .
Bej dokomunistizimin e PD, largoi spiunet e komunistet.
Nuk mund te quhet PD me ate qe thyente kafka demokratesh . Apo me çunin e “Kendezit” (pseudonimi i Fahri Balliut).
Bej koalicion me Partite e Qendres se djathte. Lere LSI o mik, se LSI eshte ajo qe e katandisi politiken shqiptare ne kete derxhe.
Ngrije zerin kundra Gramoz Ruçit ..
Po Lulit i hyne djathtas e i del majtas .. sa e sa si puna ime i bene thirrje Lulzimit .. po Lulzimi eshte mesuar t’i marri gjerat falas ne tavoline dhe kur e shikon keq i fut nje te ngrire.
Keqardhje per PD ne cfar derenxheje e katandisi.
Nuk ka televizion nderkombetar gjerman, italian apo francez te flasi ne favor te Lulit ..
Lul lere kete pune se ke marre rrokullimen. As Holanda nuk te mbeshtet me, je vetem ..
Monika nuk te shpeton dot.
Monika esht mesuar me e dredhur.
Lere PD sa pa perfunduar ne Shoqatë.
Po te ishte per te permbys Ramen do ishte bere qe me çadren.
Pushteti merret me vota e me politike o Lul.. Nuk merret duke i vene zjarrin e duke vrare njerez .
Futu ne YouTube dhe shiko si mbusheshin sheshet kur dilte Azem Hajdari per fushate ..
Ndersa ti ben fushate duke i share te bijen .
Cfarë kujton ti o Lul se duke share gocen e Azem Hajdarit e duke larguar te perndjekurit nga PD pretendon te marresh pushtet ..
Harroje.
As kryetar Bashkie ne Bathore nuk behesh.
Ik Lul se more ne qafe njerëzit.
Nje qe i ka gjet gjerat gati si ti nuk jua di rendesine.
Ti e shet lire PD Lul se se ke ndertuar vete, ta ka ndertuar Baba.
S’ke derdh as djerse, as sakrifica.
Ik Lul sa nuk eshte vone.