Ish-anëtari i PD-së Evdin Kulluri foli për aleancën e Bashës me PDIU dhe LSI. Kulluri tha se ky fakt tregon se koalicioni është i infektuar. Ai tha demokratët kanë nisur një aksion për të shpëtuar partinë e tyre.
“PDIU dhe LSI janë pjesë i Edi Ramës që kanë vjedhur vota në 2015-2017. Ne i kemi pasur përballë. Dhe gjithë koalicioni është i infektuar. A luftohet Rama me LSI në krah e cila ka bërë një Mea Culpa për këtë gjë. Demokratët do ta shpëtojnë partinë e tyre. Ka nisur një aksion masiv i demokratëve përgjatë këtyre ditëve. Basha sot fshihet pas dy kasetave. Këto janë lëvizje të një njeriu i cili është humbës”, tha Kulluri në Report Tv.