osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ish drejtuesi i PD-së Ibsen Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Gazetari Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!

Ish drejtuesi i PD-së Ibsen Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Gazetari Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!

Situata më e fundit e politikës në dyert e SPAK-ut, të dy kryetarëve të forcave politike Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ishte tema e diskutimeve sot (7 Janar), në panelin e emisionit ‘Studio Live” të Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj.

Të ftuar kanë qenë Faik Basha, anëtar kryesie i Partisë së Lirisë, gazetari Anri Bala dhe në lidhje Skype ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi.

A po kërcënohet Prokuroria e Posaçme, dosjet e Metës dhe Berishës në SPAK, çfarë pritet të ndodhë më 2025, zgjedhjet e 11 Majit dhe vota e diasporës, ishin tematikat e tjera të debatuara dhe analizuara në studio.

“Ilir Meta ka dhënë sot dëshminë e tij për 2 orë, për ato cfarë është pyetur dhe përgjigje për disa pyetje që i janë bërë SPAK-ut prej kohësh, me rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe çështjet e vendit, si aferat korruptive, si korruptimi i McGonigalit dhe inceneartorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, që vijojnë të marrin para, nuk punojnë dhe janë inekzistentë dhe ka aferë. A po hetohet dosja McGonigal nga SPAK në Shqipëri, a është marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, a janë hetuar pagesat e lekëve, se McGonigal u dënua në SHBA. Po kështu edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, apo 8% në rastin e inceneratorët, pra ka disa pikëpyetje.

Ka pikëpyetje mbi punën e SPAK-ut Meta është parë qartazi nga të gjithë qytetarët edhe me filmime nga ministri i Brendshëm, me një rrëmbim tipik mafioz, pa urdhër arresti, pa uniformadalluese, pa mundësinë për një avokat, të gjitha ditën për diell. Gjendja e Metës është shumë e mirë, vijon betejën juridike. Ka procedura dhe rregullore për metodën e arrestimit. CEZ-DIA ishte hetuar dhe mbyllur, por u rihap me urdhër të McGonigalit. Vetëm Rama i ka shpëtuar hekurave. Protestat nuk janë kundër institucioneve, por ndaj individëve të caktuar, sepse SPAK ka kohë që po degradon”, u shpreh Faik Basha.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi gazetari Anri Bala. Ai u shpreh dakord për faktin se arrestimi i Metës nuk ishte i duhuri, por kritikoi ashpër sjelljen e kreut të PL me drejtësinë, duke ndjekur rrugën e Berishës.

“Unë nuk kam qenë as për arrestimin dhe as për formën e arrestimit të Metës. S’ka formë arresti, Policia dha një shpjegim se pati rezistencë. Por nuk janë hallet e Ilir Metës këto. Gjykata e ka mbyllur këtë çështje dhe opinioni publik është shprehur për këtë. Atë që unë nuk jam dakord me zotin Meta është pjesa e heshtjes i bën nder në përballje me sistemin, pavarësisht protestës para SPAK, sepse mendon se procesi është i kompromentuar.

Në rastin e Metës duhen parë provat e SPAK, a ka prova për ta mbajtur tani në burg dhe ta lirosh nesër është e rëndë. Unë jam kundër retorikës që ka përdorur zoti Meta. Deklarata ishte e çuditshme, retorikë e habitshme dhe absurde kur thotë do shkoj unë t’i marrë në pyetje ata, madje tha edhe se i pyeti. Minimale atij s’i takon fare të marrë në pyetje prokurorët e SPAK. Ai është thjesht person i arrestuar me burg, s’ka të drejtë të pyesi prokurorët. As Mcgonigali, as gruaja e dhe foto e Ramës nuk janë çështjet e Metës këto”, u shpreh ai.

Bala gjithashtu nënvizoi edhe gjuhën me kode të Metës, të drejtuara edhe Monika Kryemadhit, por edhe me të njëjtën strategji si Berisha.

“Shprehja ‘unë fola dhe gruaja nuk foli’, la të kuptohet për Monika Kryemadhin. Meta i dha mesazh Kryemadhit nga SPAK. Meta i ka bërë bisht drejtësisë. Puna e SPAK mbështetet nga 90% e shqiptarëve dhe i shërben shtetit. Meta ka pasur të gjitha funksionet, ka qenë ‘kingmaker’ me të gjithë ka qenë, me Berishën, Me Bashën, me Ramën. Pa ardhur SPAK-u këtu është bërë kasapanë me drejtësinë, çfarë nuk është bërë. Pronarët janë bërë ish-pronarë dhe anasjelltas, janë bërë vrasje për prona, këtu nuk është bërë drejtësi. Kur e ka denoncuar Meta drejtësinë? Kur flinte me Ramën, Berishën apo Bashën?”, tha Bala.

Kurse ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi nuk kurseu akuzat ndaj Metës dhe Berishës, duke i bërë shkaktarë të situatës ku ndodhet vendi, por i konsideroi edhe si “patericat më të mëdha të Ramës” sot, në luftën kundër SPAK.

“Elementët teknik të loodhin, ne duhet të flasim për makroargumente. Unë e shoh në qëndrimin e politikanit dhe kam qenë kundër tij që në 2009 për bashkëpunim me PD. Ju e dini historinë e famshme të videos së Metës, edhe të 2013 me shihni gomat e makinës për të siguruar vota e sjellë Ramën në pushtet. Bashkëpunim i turpshëm me Ramën më 2013 me 1 mln shuplaka, ku 200 mijë vota ishin të vjedhura. Figura e Metës është me 100 zigzage, si akuzat ndaj Berishës për Zenin, apo me kod mafioz me Berishën, prishja me Ramën, pastaj diskreditimi si president me thirrje për protesta për të mbrojtur Kushtetutën, ose pastrimi i partisë LSI-së nga disa figura, e kuptoni se çfarë figure është ai?! Unë çuditem se si disa njerëz dalin dhe e mbrojnë. Bleu votat e PD në 2013 për Ramën”, tha ai.

Teksa në studio lindi edhe një debat i fortë në distancë, kur Elezi akuzoi ish-LSI-në dhe mori përgjigje nga anëtari i saj, Basha.

“Mua s’më ka dhënë çelësin e të vërtetës, por po jap prova. Ka sjell kandidatë nga Gjirokastra në Kukës për të blerë vota. Unë e kam denoncuar gjithmonë figurën e Metës. Por edhe të tjerët, që janë në hall të madh, si Rama, Berisha, kanë hallin e SPAK. Ramës s’i kanë lënë port pa goditur nga zv.kryeministri. Tani ata janë paterica nuk kanë luftën me njëri-tjetrin, ata janë në proces me drejtësinë. Është e turpshme që mbrohen duke sulmuar drejtësinë në emër të politikës, duke thënë se po na sulmojmë se jemi opozitë. Jo vetëm kaq, por bëjnë edhe protesta te SPAK. Është e pamoralshme, është absurde, e turpshme. Në thelb tregon se këta janë të gjithë bashkë, po sulmojnë armikun e Ramës që heton qeverinë. Meta komunikoi me kode mafioze me Berishën ndaj SPAK”, tha ish-kreu i PD në Kukës.

Teksa Basha e akuzoi si ‘mbështetës të Ramës’, Elezi iu përgjigj se ai i ka sulmuar të gjithë liderët e partive të mëdha prej vitesh dhe është fraksion politik brenda PD, duke ia thënë mendimin kundër në sy Berishës, sikurse edhe për kundërshtimin e aleancës me Metën që më 2009.