Të tjera detaje janë zbuluar për Michael Schumacher legjendën e “Ferrari-t”, i cili mendohet se qëndron prej më shumë se 4 vitesh në koma. Së fundmi mediat raportuan se babai i tij ka thënë se gjermani ka dalë nga ajo gjendje dhe madje është i aftë të lëvizë nëpërmjet mjeteve ndihmëse.
Jo më larg se sot, “Daily Express”, sjellë një tjetër rrëfim të një personi tjetër që është i afërt me Michael Schumacher. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Ferrari-t Jean Todt, i cili shprehet ka deklaruar se garën e Çmimit të Madh të Brazilit e ka parë në shtëpinë e Schumacher në Zvicër.
“Kam qenë shumë i afërt me Michael Schumacher, por tani jemi të afërt se kurrë. Nuk mund të flasë për të, por mund të them se di gjithçka rreth tij. Ai ka qenë i perfshirë në institutin tim për demtimi të trurit dhe shtyllës kurrizore, që perpara aksidentit. Ai ishte mbase investitori privat më i madh!”. /albeu