Ish-drejtuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Çipi ka mbetur i zhgënjyer nga kreu i PD Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook, Kastriot Çipi shprehet se ai kurrë nuk do ta votojë Bashën.
“Ditën që disa studentë paralajmëruan protestë para Kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e auditoreve, Luli Basha organizoi një takim me studentë, të gjithë me maska dhe u bëri thirrje të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid.
Morali i fabulës? Mos protestoni për mbylljen e auditorëve, se qeveria ka të drejtë që i mbylli.
Si të mos mjaftonte kjo, Luli Basha u dha shembullin e vet personal prej Lej Feni: Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova.
Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit?
Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard!
PS: Ju që keni ndërmend ta votoni, jeni të lirë të më bllokoni ose të largoheni nga lista ime e miqve. Vetëm mos u mundoni ta justifikoni, se do të më neveriteni edhe ju!
PS 2: Ju qe po komentoni pro Bashes, lamtumire! Do t’ju bllokoj te gjithëve”, shkruan Kastriot Çipi.
Kujtojmë që Kastriot Çipi ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në kohën e qeverisë së PD.