Ish-drejtues i policisë Erzen Breçani ka komentuar dyert e blinduara në selinë e PD-së, duke thënë se ato janë bërë me qëllim me qëllim që t’i rezistojnë shtytjeve, madje ka zbuluar edhe se si hapen.
“Nëse drejtuesit e PD që janë shumë, kanë vendosur ato dyer nuk di mbi çfarë informacionesh….
Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt dhe i shkon kot.
Kjo që ne e shohim është vendosur një barrierë kundra njerëzve”, tha Breçani në ‘Opinion’.