osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish drejtori dhe financuesi i Ilir Metës e LSI dënohet me burg në Itali për trafikun e 75 kg kokainë, u lirua nga drejtësia shqiptare

Ish drejtori dhe financuesi i Ilir Metës e LSI dënohet me burg në Itali për trafikun e 75 kg kokainë, u lirua nga drejtësia shqiptare

Ish drejtori i Ilir Metës dhe financuesi i tij dhe i LSI në fushatat zgjedhore është dënuar në Itali për trafik droge. Pasi u lirua nga gjykatata shqiptare, ai i arrestua në Itali, por nga frika e ekzekutimit nga ana e njerëzve të Metës, refuzoi ekstradimin e kërkuar nga pala shqiptare, duke kërkuar të gjykohej në vendin fqinj.

Artur Mahmutaj, ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhave në Durrës është dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Genova-s në Itali, si pjesë e një grupi që trafikoi 75 kg kokainë. Bashkë me Mahmutajn është dënuar edhe shqiptari tjetër Nik Dauti me 12 vjet burgim.

Këtë të martë, Gjykata e Genova-s ka dënuar me më shumë se 50 vite burgim në total 5 persona, të akuzuar se kanë organizuar trafikun e sasisë së drogës që u kap në portin e qytetit italian në nëntor 2017.
Drogës ishte imbarkuar në “Caroline Star”, mjet transporti detar kontenierësh i së njëjtës kompani që është zbuluar se ka transportuar kokainë dhe në dy raste të tjera kohët e fundit. Përkatësisht në Livorno të Italisë disa javë më parë, rast në të cilin u sekuestruan 200 kilogramë që vinte nga Kili, si më shumë se 400 kg në Marsejelë të Francës, së fundmi, raportojnë mediat italiane.

Dënimet e dhëna nga gjyqtari Philip Pisaturo:
– Massimo Rocca, ish-zyrtar i portit të Genova-s dhe ortak në shoqërinë që administron portin (12 vjet burg);
– Roberto Piano, ish-punonjës i terminalit Spinelli të portit (9 vite dhe 8 muaj burg);
– Nik Dauti (12 vite burg);
– Artur Mahmutaj (6 vite burg);
– Carmelo Rao (9 vjet dhe 4 muaj burg).

Droga, sipas hetuesve, ishte e destinuar për tregun në Francë dhe në Italinë veriore dhe është vlerësuar se do të gjeronte rreth 3 milionë euro. Sipas hetuesve, dy shqiptarët ishin në krye të bandës, Rao ishte një lloj “bashkëpunëtori”, ndërsa Rocca dhe Piano, kishin detyrën vendimtare që të garantonin kalimin e drogës nga porti i Genova-s. Droga vinte nga Amerika Latine.

Artur Mahmutaj, arrestimi në Shqipëri e më pas lirimi

Artur Mahmutaj u arrestuar në Janar 2016 nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim, pas një aksioni që zbuloi një laborator modern droge në një magazinë, në vjeshtën e vitit 2015. Ai është mbajtur në paraburgim për 3 muaj.

Por, 38-vjeçari është liruar sipas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi siç vlerësonte gjykata, ai nuk ishte person me rrezikshmëri. Në vendim thuhet se, vërtet vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por pas hetimeve është vlerësuar se ambientet nuk posedoheshin prej tij, por i ishin dhënë me qira shtetasit tjetër.
Për ta provuar këtë pretendim, vet i pandehuri ka paraqitur një kontratë qiraje që i përket dy viteve më parë, e siç ka argumentuar gjykata, ky fakt është pranuar edhe nga i dyshuari tjetër A.Gj..
Me sa duket nga vendimi, me këtë pretendim të Mahmutajt ka qenë dakord edhe Prokuroria e Durrësit. Por ajo çfarë nuk kanë marrë parasysh Prokuroria dhe gjykata ka lidhje me dëshminë e shtetasit K.D., i kapur në vendngjarje nga policia.

Ai ka rrëfyer se ishte punësuar nga Mahmutaj për të ushqyer 3 qen, e se një muaj para aksionit të policisë, dëshmitari kishte parë Mahmutajn bashkë me dy persona të tjerë që e kanë ndarë magazinën në dy pjesë dhe më pas kanë vendosur një sobë.

Dëshmitari ka pohuar se e ka pyetur Arturin se “përse duheshin këto materiale” dhe ai i është përgjigjur “për të mbajtur ngrohtë ambientin”. Në fakt, siç rezultoi nga hetimi, ngrohja e magazinës ishte në funksion të rritjes së kanabisit./Pamfleti/