“Një lloj komunikimi publik…”, kështu e ka quajtur ish-deputeti demokrat dhunën në protestën e opozitës që shkaktoi dhjetra të plagosur si nga radhët e policisë dhe protestuesve.
“Ajo që ndodhi në protestën e PD-së ishte një lloj komunikimi me publikun”, tha anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kadilli në emisionin “Open”.
“Ndërsa para Kryeministrisë ishte manifestim që tregon ftesë dhe para Parlamentit një situatë tjetër që është komunikim ndryshe…”, vijoi ai.
Fatbardh Kadilli është ish-deputeti i PD-së që rreth një vit më parë u filmua duke dhunuar një qytetar në mes të rrugës në Tiranë.