Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar mbledhjen e dy ditëve më parë të deputetëve opozitarë të thirrur nga Gazment Bardhi. Murrizi ka reaguar i irrituar ndaj këtij takimi në rrjetet sociale. Sipas tij, kjo mbledhje ishte një hipokrizi e madhe. Njerëzit aty e urrejnë njëri-tjetrin por shtiren vetëm që të kapin një karrige deputeti edhe pas 2025. Qëllimi i tyre nuk është aspak mposhtja e qeverisë, por vetëm interesi i tyre personal i ngushtë.
“Bela e “madhe” me këta njerëz!!!!!! Edhe vijnë në takim gjoja për tu bashkuar, edhe rrinë sikur ju ka vrarë dikush aty babën!!! Edhe i binden ftesës së Gazit për takim, pastaj mendojnë me buzë të varura pse erdhëm kot se do i duket vetja Gazit lider!!! Edhe e dinë që aty do jetë Berisha në tavoline sepse ka shumicën e deputetëve, pastaj ju vjen inat që pse të jetë lajm apo faktor Berisha!! Edhe e dine fare mire se sa vlerë kanë dhe çfarë përfaqësojnë në politike apo shoqëri, edhe xhelozohen pse nuk janë edhe ata faktorë real në politikë!!!
Edhe duan te duken se janë të gjithë bashkë kundra qeverisë dhe kundra Ramës, pastaj dalin nëpër ekrane dhe thonë që nuk njohin si të parë askënd veç vetes së tyre!!!! Prej dy vitesh nuk kane lënë gjë pa share e pa thënë për njeri-tjetrin, dje rrinin të gjithë bashke pa i kërkuar asnjë ndjese apo falje formale njëri-tjetrit!!!
Pra nga ana figurative donin të thoshin se jemi bashke, por shpirtërisht mendonin që i kanë merituar gjithsecili llumin e sharjeve që ju kanë hedhur mbi fytyrë njëri-tjetrit.
Që ta them TROÇ FARE takimi i djeshëm ishte një hipokrizi artistike teatrore mes njerëzish, që kurrë nuk e duan, nuk e pranojnë, nuk e falin, nuk e besojnë, nuk e vlerësojnë njëri-tjetrin.
Madje nuk do ta teproja fare po të thoja se e urrejnë njëri-tjetrin në ekstrem, por shtiren vetëm për interesa të ngushta personale ku secili ka filluar të bëjë llogaritë e by….. së tij, se si mund te siguroj një karrige të qelbur në 2025, ngaqë ju duk ëmbël si “ vend” pune qenia deputet.
Çdo tentative hipokrite duke u treguar vemje për të treguar se janë bashkë, është shumë më keq se sa qenia të “ndare”, por kurajoz, me dinjitet dhe personalitet si njerëz të lire dhe politikane OPOZITARE REAL me qeverinë Kush mendon se ju hedh hi syve qytetareve OPOZITARE me nje akt hipokrizie, është i qorruar dhe shurdhuar nga te gjitha anët. Besimi i qytetareve, nuk fitohet kurrë me hipokrizi formale”, shkroi Murrizi.