Klevis Balliu ish deputet i kllounadës si formuar nga Luli në parlamentin shqiptarë me ronxhobonxho e analfabet funksional sot ushtari i vogël i Foltores së Saliut është befasuar nga rezultati në Rrogozhinë, ku Partia Socialiste thelloi diferencën duke fituar bindshëm ndaj kandidatit të vendosur nga Berisha.
Çuni i Fahri Balliut tha se Shqipëria është vend unik në gjithë botën, ku sipas tij, nuk ndodh që të rritet numri i votuesve kur përsëriten zgjedhjet.
Pavarësisht se kandidatët e Sali Berishës shkojnë nga humbja në humbje, PD vazhdon “zakonin e vjetër” duke pretenduar se u jane vjedhur votat imagjinare.
“Është rast unikal në botë Rrogozhina dhe duhet studiuar sepse është thyer rekord Guinness. Është hera e parë që ndodh në histori që përsëritja e një palë zgjedhjeve të pjesshme për një bashki, rritet numri i votuesve.
A i sollën me charterin privat të Ramës votues të rinj, a nxorën nga burgu votuesit që votonin nga burgu, këtë nuk e di, por nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh kurrë, s’ka ndodhur në asnjë vend të botës”, tha Balliu që nuk e kupton se nuk ka nevojë për çarter janë mijëra emigrantë të ardhur për pushime të cilët janë pjesë e listave të votimit dhe u është dhënë mundësia për të votuar.
Ndaj “Balli Fahriu” i biri i Fahri Balliut si “pëllumb balli” që është me “shenjë” që nuk hiqet lehtë nga ballë do shikoi tjera rekorde Guinness.