Funksionarët e lartë të PD-së nuk fshihen më. Ata të gjithë në rrugë dhe në studio televizive po nxisin trazirat me deklarata të drejtpërdrejta, duke bërë thirrje për dhunë dhe kaos, fare hapur.
E tillë ka qenë edhe deklarata e ish deputetit Ervin Salianji ditën e sotme në A2 televizon, ku është shprehur se ‘Në 30 qershor nëpërmjet dhunës nuk do të lejohet zgjedhjet nga qytetaret…”, duke paralajmëruar kështu edhe skenarin që PD dhe LSI kanë përgatitur për atë ditë.
E gjithë kjo që Salianji thotë direkt në media është e paprecedentë dhe është e dënueshme me ligj (kodi penal)