Aleksandër Varfaj ka kallëzuar penalisht ish bashkëshorten e tij, aktoren e humorit Rudina Dembacajn. Inxhinieri mekanik akuzon ish gruan Rudina Dembacaj se ka falsifikuar letrat, duke u larguar jashtë vendit me vajzën e mitur.
Që vajza të kalojë kufirin, duhet një deklaratë dakordësie nga babai Aleksandër Varfaj. Rudina duket si e ka rënë shkurt duke manipuluar një deklaratë në emrin e tij.
Burime për Prapaskenën thanë se në manipulimin e deklaratës është përfshirë edhe një notere.
Për të mbyllur telashet e moderatores dhe aktores me drejtësinë mësohet se po ndërhyn bashkëshorti aktual, Mark Frroku, me episode të shumta penale, përfshirë edhe një implikim në call centera, i mbyllur në heshtje pa e marrë vesh njeri.